no shadow

Lalish Theaterlabor at Kosovo international Theatre Festival
2.-8. November 2009/Prishtina


Regjisor artistik:
Nigar Hasib
Regjisor kërkimor: Shamal Amin

Me: Nigar Hasib dhe Shamal Amin
In: Modelarium- Hall of the Faculty of Architecture and Engineering


                                                                                                               

Me projekt-hulumtimin “No Shadow” (2006-2009), dhe kërkimin e vazhdueshëm “Këngët si Burim”, Teatri-laborator Lalish, nëpërmjet shfaqjes i është përkushtuar hulumtimit arkeologjik tashmë pothuajse të harruar të zërit njerëzor, prejardhjes së tij individuale dhe kulturore, si dhe ndikimit të tij të drejpërdrejtë. Nigar Hasib dhe Shamal Amin synojnë zbulimin e një gjuhe origjinale, ndërmjetësuese dhe artistike, jashtë simbolizmit gjuhësor konvencional. Kjo gjuhë e re jolinguistike këmbëngul në rrokje, zëra, tone dhe shprehje të tjera të mundshme zanore, që burojnë nga kulturat e llojllojshme e të ndryshme. E gjithë kjo çon kah një rrugë e re komunikimi në shfaqje dhe pune të veçantë në ndërtimin e teknikave të tyre eksperimentale të Zërit dhe Këndimit. Zërat dhe këngët bëhen burim i ritmit, i pranisë fizike dhe gjithashtu vatër e veprimit. Këtë fazë të re në punën e Teatrit-laborator Lalish, Shamal Amin me plot gjuarsi e quajti “Zgjimi i Solemnitetit Abstrakt”: “Ne krijojmë një hapësirë rrjedhëse, ku zërat dhe këngët kthehen në kënaqësi. Zëri i ngjet veprimit që gjithmonë të lejon të zbulosh diçka të re.” 

Prandaj kjo gjuhë e re jolinguistike në punën e shfaqjes së Teatritlaborator Lalish dallohet fundamentalisht nga të ashtuquajturat gjuhë artistike të teatrit botëror, të cilat, para së gjithash, merren drejtpërdrejt me reprezentimin, gjërat, subjektet dhe rrëfimet.

Shamal Amin dhe Nigar Hasib gjithnjë përpiqen ta krijojnë një hapësirë të zbrazët, e cila pastaj mbushet me zëra dhe lëvizje. Një hapësirë ku mjediset kthehen në një “Çdokund dhe Askund”, në një hapësirë rituali, dhe ku koha shndërrohet në një “Përherë dhe Kurrë”, në një kohë rituali.

                                                                                                               

TEATRI LALISH

Teatri-laborator Lalish është një qendër eksperimentale e kërkimit të ritualeve dhe aktivitetit performativ ndërkulturor, e cila merret me çështjen e “pranisë së trupit në kohë dhe hapësirë” dhe “burimet e festimit”. Ky teatër u themelua në vitin 1998 në Vjenë (Austri) nga Shamal Amin dhe Nigar Hasib, dy artistë të jashtëzakonshëm nga Kurdistani, të cilët më parë, prej vitit 1985 e deri më 1991, dhe prej vitit 1992 deri më 1999, zbuluan teknika të llojllojshme të shfaqjeve të ritualit, këndimit dhe kulturës në Lindje të Afërt dhe Evropë. Në këtë kontekst, në aktivitetin performativ eksperimental dhe ritual të Teatritlaborator Lalish, këngët dhe zërat nuk përdoren për ta bërë punën më dramatike, as për t’i lidhur së bashku dy skena apo për ta pasuruar përmbajtjen e këngës. Bile ata as nuk këndojnë këngë të veçanta për situata të rëndësishme. “Kënga si burim” në Teatrin-laborator Lalish shkon përtej kufijve dhe i dekonstrukton teknikat e tilla. Projektet hulumtuese të Teatrit Lalish janë bërë në Kurdistan, Irak, Egjipt, Tunizi, Austri, Gjermani, Holandë, Angli, Francë, Zvicër, Suedi, Danimarkë, Poloni, Greqi, Kosovë, Ukrainë dhe Japoni, si dhe bashkë me institucione të ndryshme, artistë ndërkombëtarë, dramaturgë dhe etnologë, dhe konsiderohet si shteg i ri drejt krijimit të ritualeve nga aktiviteti i shfaqjes. Mënyrat e punës që rrjedhin nga Teatri-laborator Lalish, si “aktiviteti i shfaqjes ritual” dhe “kënga si burim” bashkë me të gjitha teknikat e shfrytëzuara, vazhdojnë të zgjojnë interes të madh ndërkombëtar.


  

foto: Driton Vitia
Kosovo international Theatre Festival 2009 catalouge